
Tre deputetë llapjanë, Saranda Bogujevci, Fitim Haziri dhe Shpejtim Bulliqi, janë takuar sot me zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani.Ata kanë kërkuar përshpejtimin e punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Në një postim të bërë nga Bulliqi, thotë se kanë kërkuar nga ana e zv.ministrit të ndahen fonde shtesë për disa rrugë lokale brenda komunës tonë, ku janë shumë të nevojshme për qytetarët.
Postimi i plotë:
Me kolegët deputetë nga Podujeva, Saranden dhe Fitimin, u takuam me Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani. Biseduam për infrastrukturën rrugore në komunën tonë me theks të veçantë për magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku e informuam zvministrin për problemet që ka shkaktuar tek qytetarët ngecja e punimeve dhe mungesa e shenjave sinjalizuese.Kërkuam të përshpejtohen punimet dhe të përfundojë kjo rrugë që është tepër e rëndësishme për qytetarët e Podujevës dhe të ndalet maltretimi dhe rrezikimi i jetëve të secilit qytetar. Poashtu, kërkuam nga zvministri të ndahen fonde shtesë për disa rrugë lokale brenda komunës tonë, ku janë shumë të nevojshme për qytetarët.
E kishim të domosodoshme të ishte pjesë e bisedës edhe gjendja e rëndë e Lumit Llap, mungesa e përkujdesjes së institucioneve dhe hapat që duhet të ndërmerrën për të ruajtur pastërtinë dhe mbrojtjen e tjj.