×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nderon presidentin Trump me urdhrin më të lartë shtetëror dhe e fton ta vizitojë Kosovën

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

    I pari i shtetit, në letrën drejtuar presidentit Trump, ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kjo është letra e plotë e presidentit Thaçi drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump:

    I dashur z. President,

    Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj personal në arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për përmbylljen e konfliktit shekullor mes popujve tanë. Pas dekadash bllokade dhe stagnimi në negociata, falë udhëheqjes tuaj të guximshme e arritëm këtë marrëveshje historike.

    Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – shpëtimtares sonë që në ditët tona më të errëta na qëndroi pranë dhe vazhdon edhe sot.

    Më lejoni të ju siguroj që Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kemi punuar shumë në këto vite dhe jemi të përgatitur të japim kontributin tonë për paqe dhe siguri në botë. Po ashtu, jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për arritjen e një marrëveshjeje që zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe sjell njohjen e ndërsjellët në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Është më e qartë se kurrë, që kjo mund të arrihet vetëm nën udhëheqjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli juaj në këtë proces është jetik. Kosova është me të vërtetë e bekuar që gëzon mbështetjen tuaj të palëkundshme për përmbushjen e aspiratave të saj.

    Z. President, kam privilegjin, si President i Republikës së Kosovës, që në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj personal për lirinë e Kosovës, në arritjen e paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik, të ndaj për ju Urdhrin e Lirisë.

    Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do të kishte qenë e mundur pa energjinë, synimin e qartë, dhe angazhimin direkt, të palëkundur dhe besnik të këshilltarit tuaj për siguri kombëtare, z. Robert O’Brien dhe të dërguarit tuaj special, ambasadorit z. Richard Grenell. Në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tyre, po ashtu kam ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për z. O’Brien dhe z. Grenell, për meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Washington.

    Në emër të popullit të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni për progresin që ju e keni bërë të mundur. Do të ishte nder i madh t’ju mirëpres dhe t’ju prezantoj popullin më pro-amerikan në botë.

    Sinqerisht,

    Hashim Thaçi

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shkurt 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në një postim në platformën X...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Pas samitit për Ukrainën që u mbajt të mërkurën në Tiranë, presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Fatmir Çollaku, njohës i fushës së sigurisë, tha se është pozitive që Tirana zyrtare po merr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe jo vetëm...
    Të tjera
    Sport28 Shkurt 2024
    Amir Rrahmani ka gjetur golin e radhës në Serie A. Kapiteni i Kosovës shënoi golin e barazimit për Napolin në ndeshjen ndaj...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Qirezit, në përkujtim dhe...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Adi Krasta, zëvendësdrejtori i televizionit publik të Kosovës, është kapur duke bërë një veprim skandaloz në emisionin ‘X Factor’ në Shqipëri. Përgjatë...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se do të vazhdojë greva e punëtorëve teknik...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Një veturë është djegur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Shkurt 2024
    Ekspertë të fushës po deklarohen se çështja e dinarit serb është zgjidhur në vitin 2002. Por, se ndoshta kjo po bëhet vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.