Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tensione në samitin e BE-së, kryeministri bullgar e quan homologun holandez “polic i Evropës”

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Atmosfera në samitin e Bashkimit Evropian mbrëmjen e kaluar raportohet të ketë qenë mjaft e zymtë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me pakon ndihmëse për rimëkëmbje ekonomike.

    Kështu të paktën deklaroi kryeministri holandez, Mark Rutte, i cili tha para gazetarëve se është ndier i vetmuar përballë liderëve të tjerë, të cilët ishin më të gatshëm për marrëveshje, shkruan “BBC”.

    Çështja kryesore është plani për grumbullimin e 500 miliardë eurove, të cilat më pas do të dhurohen si grante për shtetet që janë prekur më së shumti nga sëmundja Covid-19, siç janë Italia dhe Spanja.

    Holanda po kërkon kushte të rrepta për këto grante, përfshirë të drejtën e një shteti për të vendosur veto ndaj ndonjë kërkese të ndonjë vendi tjetër.

    Raportohet se kryeministri bullgar, Borissov, e ka quajtur homologun e tij holandez “polic i Evropës”.

    BE-ja do ta ketë një plan të ri në tavolinë këtë pasdite, kur do të diskutohet për zvogëlimin e fondit në 450 miliardë euro dhe shtetet do të kenë mundësi t’i paraqesin ankesat e tyre, por duke e përjashtuar veton.

    Holanda e ka cilësuar këtë ndryshim si hap serioz në drejtimin e duhur.

    Disa shtete, përfshirë Austrinë, më parë kanë kërkuar që fondet e BE-së të mos dhurohen si grante, por vetëm si hua. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjithashtu ka bërë thirrje që të ndihmohen më shumë vendet më të varfra të BE-së, e jo Spanja me Italinë.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    “Nuk do të le gur pa lëvizur, për të ndaluar gomonet”, kështu është shprehur kryeministri britanik Rishi Sunak duke ashpërsuar edhe njëherë...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Nga foltorja e Parlamentit të Shqupërisë ish kryeministri Sali Berisha i ka quajtur sulme ndaj Albin Kuritit qëndrimet e kryeministrit Edi Rama...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka deklaruar se një luftë e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Tre krerët e partive kryesore opozitare në Kosovë do të takohen nesër me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
    Lajme05 Qershor 2023
    Dëshmitari i shtatë (me kodin 1) është duke vazhduar dhënien e dëshmisë së tij, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, ku në seancën...
    Lajme05 Qershor 2023
    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se për periudhën janar-maj të këtij viti, janë realizuar afro 40...
    Lajme05 Qershor 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se kriminelët në veri të Kosovës “veçse dihen”. Çeku ka thënë se...
    Sport05 Qershor 2023
    Lionel Messi e mbylli me PSG-në dhe të gjithë po presin me interes të madh se ku do të transferohet. Do të...
    Lajme05 Qershor 2023
    Një veturë e policisë së Kosovës është penguar dhe sulmuar me mjete të forta nga protestuesit. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.