Pas 25 vjetësh, Besar e Besnik Bilalli u kthyen në Kosovë nga Gjermania, e pikërisht këtë numër e zgjodhën si emër të kompanisë “solution25”.
Ata punësuan 60 të rinj e të reja të cilët merren me programim e marketing digjital, e tash e 5 vjet kanë arritur partneritet me brende ndërkombëtare, me qarkullim milionësh.
Duke pasur adresë zyrtare Prishtinën, këta korrën sukses të madh edhe me përfaqësimin e një nga kompanive më të suksesshme të Kosovës, atë të Comodita Home.
Tash e një vit, këta u bënë rezidentë në Kosovë, ku sipas tyre ekziston potencial i madh i punës. Edhe nga stafi ka që u kthyen nga kurbeti meqë kushtet e ofruara janë shumë të favorshme.
Djemtë duan të jenë shembull i rinisë kosovare që mos ta lëshojnë atdheun, pasi suksesi mund të arrihet edhe nga Kosova, pa migruar jashtë.

Të tjera
-
12:56 | 31 Janar 2023
-
12:53 | 31 Janar 2023
-
12:50 | 31 Janar 2023
-
12:44 | 31 Janar 2023
-
12:37 | 31 Janar 2023
-
12:30 | 31 Janar 2023
-
12:25 | 31 Janar 2023
-
12:23 | 31 Janar 2023
-
12:15 | 31 Janar 2023
-
12:12 | 31 Janar 2023
-
12:10 | 31 Janar 2023
-
12:07 | 31 Janar 2023