×
  • Lajme
  • Lajme

    Targat KS dhe RFJ/ Ministri Veliu shfuqizon vendimin e ish ministrit Mustafa (Dokument)

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dje ka shfuqizuar vendimin e ish ministrit Ekrem Mustafa, për lirimin nga taksat për regjistrimin e mjeteve me targa RKS apo KS, për pronarët e mjeteve që posedojnë targa të ish RFJ-së.

    IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku ministri Veliu ka ndërprerë procedurat e regjistrimit të mjeteve me targa KS.

    MPB përmes një përgjigje elektronike për IndeksOnline kanë thënë se pronarët e mjeteve që posedojnë targa të ish RFJ-së pas datës 10 qershor 1999 deri më 14 Shtator 2016, e që i ka skaduar afati më datë 15.09.2020, iu është ndërprerë procedurat e regjistrimit.

    “Referuar vendimit Nr.855/2020 të datës 17.09.2020 për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2018 për Regjistrimin e Mjeteve me targa KS dhe Vendimit nr. 829/2019 të datës 17.09.2019 për lirimin nga taksat për regjistrimin e mjeteve me targa RKS dhe KS, për pronarët e mjeteve që posedojnë targa të ish RFJ-së apo të ngjashme, pas datës 10 qershor 1999 deri më 14 Shtator 2016, që i ka skaduar afati më datë 15.09.2020, është ndërprerë procedura e regjistrimit të mjeteve me targa KS”, thuhet në përgjigje.

    Ndryshe, në njoftimin e MPB-së dje thuhet të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.