Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.
Zemaj ka kërkuar nga Rukiqi që bizneset të bashkëpunojnë në zbatimin strikt të masave të caktuara nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, ofrova përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për ekonominë në vend dhe kërkova bashkëpunimin e bizneseve dhe zbatimin strikt të masave të caktuara nga Qeveria e Kosovës.
Z. Rukiqi ofroi përkrahjen e Odës Ekonomike të Kosovës për projektet të cilat kontribuojnë në parandalimin e Covid-19.
Bashkë u zotuam se do ta thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës.