×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tahiri: E kam bërë detyrën si ministër më mirë se këta që janë

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Vendimi i Gjykatës së Apelit ndaj Tahirit do të jepet më datë 24 Qershor. Pas një seance maratonë që nisi në orën 10:00, Saimir Tahiri dhe Prokuroria paraqitën faktet e tyre.

    Ish-ministri kërkon pafajësi nga dënimi për shpërdorim detyre, ndërsa organi i akuzës kërkon që Tahiri të shpallet fajtor për trafik droge në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Në përfundim të seancës, Tahiri tha për gazetarët se palët qëndruan në të njëjtat llogore.

    “Se besoj ja vlen të zgjatem. Ne folëm, tani do flasi gjykata. Nuk ja vlen as të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të këtij gjyqi tim se është bërë qesharake. Ata të njëjtën gjë, ne të njëjtën gjë”.

    Pavarësisht vendimit që do të jepe pas rreth 2 javësh, Saimir Tahiri u shpreh i bindur në pafajësinë e tij kur tha se detyrën si ministër i Brendshëm e ka ushtruar duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën. Madje, shtoi se ka punuar edhe më mirë se ministrat para tij, por edhe ata që morën detyrën pas tij.

    “Nuk ka shumë rëndësi për mua nëse kjo drejtësi do më vijë nga gjykata. Rëndësi ka që para çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. E kam bërë detyrën më mirë se kushdo tjetër, nga ata që ishin dhe nga këta që janë”.

    Megjithatë, ish-ministri i Brendshëm shtoi se vendimin e gjykatës do ta pranojë cilidoqoftë ai.

    “Do ta pranoj pa asnjë diskutim. Sa të drejtë do ta quaj, do të shoh raportin dhe do të flas”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.