×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Suspendohet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Ministria e Drejtësisë e ka suspenduar drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkajn.

    Arsye për këtë, është publikimi në media i disa fotografive, ku ai shihet i shoqëruar me Nazmi Thaçin, vëllanë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe me dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmenin Blerim Potera dhe Bedri Mustafën, vëllanë e komandant “Remit”.

    “Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim që ta suspendoj drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burm Buleshkajn, pasi ai ishte i shoqëruar me njerëz që dyshohet se janë të përfshirë në veprime kriminale”, tha ky burim i Gazeta Blic.

    Buleshkaj ishte në një ndejë private në Shalë të Bajgorës ka bërë bashkë Nazmi Thaçin, vëllanë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmenin Blerim Potera dhe Bedri Mustafën, vëllanë e komandant “Remit”.

     

    Blerim Potera, i ulur i dyti në krahun e djathtë të Nazmi Thaçit, është një biznesmen, i cili ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim armesh, kallëzim të rrejshëm e lëndim trupor.

    Para një viti, Potera, bashkë me Astrit Mehmeti, të njohur si Llepota, e kishin sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë “Che Bar” në Prishtinë, Labinot Ademin.

    Në këtë ndejë, ishte edhe Bedri Mustafa, vëllai i ish- deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.