×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spasovski: Politikanët gjatë fushatës të dërgojnë porosi për respektimin e masave

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    “Ka mënyra gjatë kohës së pandemisë të cilat mund të përdoren që t’u afrohemi votuesve. Nuk do të ketë tubime, ndërsa më me rëndësi është politikanët të dërgojnë porosi se respektohen masat”.

    Këtë e tha kryeministri teknik Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen se si do të zhvillohet fushata zgjedhore dhe si do të dërgohen porositë deri te votuesi.

    “Mendoj se ka mënyra se si të prekim deri te votuesit. Ka media, rrjete sociale, ka mënyra të ndryshme inovative përmes të cilës mund të vijmë që t’i ballafaqojmë konceptet politike, ndërsa ajo të jetë e sigurt për ne, për qytetarët. Kuptohet se atje ku do të vlerësohet se mund të bëhen mini- takime me respektimin e gjitha masave në distancë dhe bartjes së pajisjes do ta bëjmë atë, takimet me grupet e qëllimit, informacione të posaçme për prezantimin e programit të subjekteve politike. Pra, të gjitha opsionet që janë në dispozicion në kohën e kësaj pandemie do të shfrytëzohen që të afrohemi sa më shumë te qytetarët”, tha Spasovski.

    Ai shton se më me rëndësi është porosia të cilën do ta dërgojnë madje politikanët se sa respektohen masat që të gjithë ta bëjnë atë.

    “Më me rëndësi është subjektet politike të dërgojnë porosinë se masat respektohen. Pra më me rëndësi është ata të cilët dalin në fushatë të mos i shoh në fotografi si që pashë pardje në disa tubime të partive opozitare, ku të gjithë bashkë përqafohen, pa maska. Me këtë dërgojnë mesazh se nuk duhet t’i respektojnë masat. Përgjegjësia e politikanëve është më e madhe në këtë shtet, pasi nëse duam të gjithë të tjerët t’i respektojnë masat, atë duhet ne të parët ta bëjmë”, ka thënë Spasovski gjatë vizitës së sotme në Prilep.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar një ligj për të rritur moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifës 50 për qind ndaj...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të premten, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Finlandës....
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.