Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2172 teste për coronavirus, ndërsa prej tyre 160 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-38, Kumanovë-19, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-4, Tetovë-20, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-4, Gostivar-13, Strumicë-2, Koçan-4, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-2, Berovë-2, Valandovë-1, Vinica-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-8, Negotinë-1.
Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë, dy nga Shkupi (60 dhe 72 vjeçar) dhe një nga Gostivari (53).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 12.515, prej të cilëve 9.030 janë shëruar, ndërsa 535 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2950.