×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas një sondazhi, 42% e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se Kosova është e humbur

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Instituti për Çështje Europiane në Beograd ka publikuar sot një hulumtim në lidhje me qëndrimet e qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës. Sipas këtij sondazhi, 42 për qind e qytetarëve të Serbisë konsideron se Kosova është e humbur, ndërsa 46 për qind se nuk është e humbur, 12 për qind ndërkaq janë të pavendosur, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet.

    Qëndrimin se Kosova është e humbur kryesisht e shprehin të anketuarit me moshë në mes 30 e 44 vjeç, ata me arsimim të lartë dhe para së gjithash banorët e qyteteve.

    Rreth 27 për qind e qytetarëve konsideron se qeveria aktuale e Serbisë do ta pranojë Kosovën, ndërsa rreth 53 për qind konsideron se kjo qeveri nuk do ta bëjë këtë gjë.

    Qëndrimin se ky pushtet nuk do të njohë Kosovën e përfaqësojnë të anketuarit më të moshuar se 45 vjeç, në radhë të parë nga Serbia e Jugut dhe ajo Lindore si dhe ata nga vendbanimet jashtë qyteteve.

    Theksohet se 77 për qind e qytetarëve nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës në shkëmbim që Serbia të hyjë më shpejt në BE, ndërsa 13 për qind do ta bënin një gjë të tillë.

    Sipas këtij sondazhi, 46 për qind e të anketuarve konsideron se nuk është e mundur që Serbia të realizojë kontrollin e plotë mbi Kosovën, ndërsa 38 për qind konsideron se kjo është e mundur.

    Hulumtimi thekson se 89 për qind e respondentëve as që din se cili është plani i Serbisë për Kosovën.

    Sikur nesër të mbahej referendumi rreth pavarësisë së Kosovës, numri më i madh i të anketuarve do të votonte kundër – 66 për qind e tyre, 14 për qind nuk do të dilte në votim, 11 për qind nuk e di si do të votonte, ndërsa nëntë për qind do të votonte për pavarësinë.

    Ky hulumtim, siç raporton FoNet, është bërë në periudhën nga 6 deri më 12 mars me 1.203 respondentë, transmeton Koha.net.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.