×
  • Lajme
  • Lajme

    Simiq, Osmanit: Erdhe në pozitën e Kryetares së Kuvendit duke iu falënderuar votave të Listës Serbe

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Igor Simiq nga Lista Serbe janë përplasur keq në seancën e legjislativit lidhur me poziten e Kryetarit të Kuvendit.

    Deputeti nga radhët e partisë që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, ka akuzuar të parën e Kuvendit se po sulmon deputetët e këtij subjekti, madje duke deklaruar se në këtë pozitë ajo ka ardhur me votat e Listës Serbe.

    Madje, Simiq akuzoi Osmanin se ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për të siguruar votat.

    ”Dua t’ju përkujtoj zonja kryetare se kur sulmoni në këtë mënyrë deputetët dhe ministrat e Listës Serbe, se në pozitën në të cilën jeni tash keni ardhur duke iu falënderuar veçmas votave të Listës Serbe”.

    ”Po ua përkujtoj se në korridoret e kësaj ndërtese keni vrapuar që të siguroni dhjetë vota për zgjedhjen tuaj dhe atëherë nuk ishte në pyetje as politika e Listës Serbe dhe as veprimet e saj. Përnjëherë kjo ndryshoi dhe këtë ju mund ta shpjegoni”, tha Simiq.

    Ai ka mohuar pohimet se zëvendëskryeministri Goran Rakiq ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës për shpalljen e gjendjes së karantinës në veri, duke vepruar kështu në pajtim me urdhrat e Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.

    Simiq është shprehur kundër projekt-rezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me interesat për qytetarët serb.

    E pas kësaj reagoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila i quajti gënjeshtra pohimet e Igor Simiq se ajo ka kërkuar votën e Listës Serbe për t’u zgjidhur kryetare e Kuvendit.

    ”Unë kurrë në jetën time nuk e kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë”.

    ”Kjo është një gënjeshtër e madhe nga ana e juaj… Nëse kur më keni votuar, keni menduar se unë do të përkrah këdo që i bashkohet presidentit Vuçiq në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim”.

    ”Të gjithë e dinë se s’keni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, ka deklaruar Osmani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.