×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do të ndalen abuzimet nëse privatët bëjnë teste për COVID-19? Çfarë i thotë Zemaj deputetit

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për bërjen e testeve për COVID-19 në spitalet private në Kosovë. I pyetur nga deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, se a ka rrezik që të ketë keqpërdorime nga ana e spitaleve private për kryerjen e testimeve për COVID-19, Zemaj ka deklaruar se Plani i Veprimit i cili përfshin edhe licencimin e spitaleve private për kryerjen e testit COVID-19 është miratuar në Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se spitalet private do të veprojnë të gjitha njësoj në bazë të kushteve dhe kritereve specifike që duhet t’i plotësojë një institucion privat shëndetësor për të vepruar.

    “Duke iu referuar kërkesave në rritje për testim si dhe kapaciteteve që ofron IKSHPK-ja, me qëllim që ky shërbim të jetë sa më i qasshëm, IKSHPK-ja ka rekomanduar në MSH që t’u jepet qasje për testim edhe spitaleve private në vend. Aktualisht MSH-ja është duke e analizuar bazën ligjore për licencim për institucione private shëndetësore të cilat do të kryejnë testime për COVID-19. MSh-ja ka bërë planin e veprimit, sot është miratuar në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

    “Me miratimin e planit në Qeveri, MSH-ja do t’i përcaktojë kushtet që do t’i plotësojë një institucion privat për t’u licencuar. Unë mund të ju garantoj se jashtë bazës shkencore dhe ligjeve nuk do të bëhet asgjë”, ka deklaruar Zemaj.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.