×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetet hezituese për vizat, Heldt ia jep një ide Kosovës s’i ti bindë ato

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Pritjet e kosovarëve për liberalizim të vizave janë në kulmin e tyre tashmë kur Gjermania e kancelares gjermane, Angela Merkel, është duke udhëhequr me presidencën e BE’së.

    Lidhur me procesin e heqjes së regjimit për lëvizje të lirë të kosovarëve në Zonën Schengen ka folur sot ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, në një organizim të GIZ, raporton Gazeta Express.

    Heldt ka thënë se sigurisht që Gjermania ka dëshirë që kosovarëve t’iu hiqen vizat, megjithatë thekson se vendimi për diçka të tillë nuk varet vetëm nga qëndrimi Berlini zyrtar.

    “Dëshira është aty, por nuk varet vetëm nga Gjermania”, ka thënë Heldt.

    Diplomati gjerman në Prishtinë ka thënë se çfarëdo vendimi për heqje të kufizimit të lëvizjes për kosovarët prek dhe sigurinë e shteteve anëtare, prandaj është një vendim për të cilin duhet të pajtohen të gjithë.

    “Çdo kush duhet të ndjehet rehat dhe ne thjesht nuk mund ta imponojmë diçka të tillë, duke thënë që ne duam këtë, dhe që të gjithë të tjerët të na ndjekin”, ka shtuar ndër të tjera Heldt.

    Teksa ka folur për këtë çështje, Heldt ka rikujtuar atë që është bërë gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, kur ishte krijuar një grup punues i cili ishte në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë sa i përket liberalizimit të vizave.

    Heldt ka thënë se një gjë e tillë ka qenë shumë një ide e mirë, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte shprehur gatishmërinë për t’i diskutuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me sigurinë përmes krijimit të grupeve bilaterale të diskutimit.

    “Një gjë që e shoh si një ide shumë e mirë në vitin e fundit, Qeveria kishte propozuar ministrisë sonë të Brendshme, që nëse keni kërkesa specifike sa i përket çështjeve që ndërlidhen me sigurinë, pse ne nuk krijojmë grupe të përbashkëta punuese për t’i diskutuar këto çështje. Kështu që gjërat nuk qëndrojnë të pasqaruara në ajër, por le të flasim për to, dhe ju mund të vendosni nëse jeni të kënaqur apo jo”, ka thënë Heldt.

    Ai ka thënë se një strategji e tillë e punës do të ishte mirë nëse do të përdorej nga Kosova edhe me shtetet tjera të cilat janë duke hezituar sa i përket liberalizimit të vizave.

    “Mendoj që kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të lëvizur përpara edhe me disa qeveri të cilat po hezitojnë”, ka thënë Heldt.

    Tutje ai ka thënë se gjërat megjithatë nuk mund të bëhen thjesht si me shkop magjik.

    Përveç tjerash Heldt ka përmendur edhe deponimin aktual në Parlamentin Evropian në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe thotë se shpreson që një momentum i tillë të çojë edhe në një qëndrim unifikues në Këshillin e Evropës./Express/

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me...
    Lajme21 Mars 2025
    Fadil Maloku, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për FrontOnline se është hera e parë në pesë palë zgjedhje që të vonohet...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.