×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptari nga Shkupi: U shërova nga koronavirusi pas 11 ditëve luftë për jetë ose vdekje

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    “Të dashurit e mi, nën mëshirën e të Madhit Zot, me ndihmën e stafit mjekësor dhe me përkrahjen e pafund të miqve dhe familjarëve të mi, beteja ndaj virusit Covid19 u fitua”, shkruan Muhamed Ismaili nga Hasanbegu, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme, Naqe Çulev, pasi është shëruar nga Covid 19.

    “Edhe pse me imunitet të fortë, pa dijagnoza tjera, joduhanpirës, moshë e mesme,… kjo sfidë nuk ishte aspak e lehtë. 11 ditë në spital ishin ballafaqim direkt me sistemin ‘e gjunjëzuar’ shëndetësor dhe me mëshirën e fatit.

    Luftë për jetë a vdekje si dhe jetë që shuheshin, ishin pamje e zakonshme.

    Ata që më njohin, e dijnë që kujdesi im ndaj masave mbrojtëse nuk ka munguar, por virusi megjithatë më goditi. Askush nuk mund të jetë i sigurt dhe i mbrojtur nga ky ‘armik fantazmë’.

    Ju lus të gjithëve, të jeni të kujdesshëm dhe të mbroheni. Shëndeti dhe jeta Juaj dhe i të dashurve Tuaj janë seriozisht të rrezikuar. Ruajeni! Nga Ju varet! Ju dua”, ka shkruar Muhamed Ismaili pas daljes nga spitali.

    Përndryshe në Maqedoni deri më sot ka mbi 5005 raste me COVID-19, prej të cilëve 233 kanë ndërruar jetë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.