×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria e fundit në Evropë për konsumin dhe të ardhurat për frymë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

    Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

    Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

    Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

    Në BE, më e varfra është Bullgaria

    Në Europë, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

    Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

    AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

    Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së./monitor

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare raportuan sot se është arritur marrëveshja e armëpushimit në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit. Për këtë arritje, ka reaguar edhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjës Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë për konstruksione metalike "Liga Steel"...
    Vip15 Janar 2025
    Gresa dhe Vulneti kanë pasur një debat të ashpër pasi Gresa kishte rrëfyer për një rast humaniteti që ajo kishte bërë. “Keni...
    Vip15 Janar 2025
    “Retro House” ka përgatitur një lojë sfiduese e tejet argëtuese sot për banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother...
    Vip15 Janar 2025
    Sfidën në lojën e basketbollit e kanë filluar edhe dy kundërshtaret tjera, Xheneta dhe Sara. Ato filluan me hedhjen e topave, ndërsa...
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.