×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Psikologëve të Kosovës kundër gjendjes së jashtëzakonshme

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Shoqata e Psikologëve të Kosovës në një letër drejtuar Qeverisë, ka kërkuar që të forcohet respektimi i masave kundër përhapjes së Covid-19, por jo të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

    Ky reagim bazohet në fakte reale të Këshillimeve Psikologjike 3 mujore online të Shoqatës së Psikologëve të Kosovë.

    “Ju mund edhe ti mbyllni të gjitha, ju mund ta bëni këtë, sepse jeni qeveri e jona. Edhe ne do e respektojmë këtë, sepse kështu respektojmë shtetin tonë. Por, a keni menduar se çka do ndodh më shëndetin mendor të popullatës?”.

    “Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar së shëndeti mendor i popullatës do të jetë një sfide afatgjate dhe vështirë e riparueshme”.

    “Mos mbyllni, por bëhuni rigoroz në respektimin e masave, sepse pasojat psikologjike tashme kanë filluar të rishfaqen dhe pas një kohë do ndodh kolapsi psikologjik”.

    Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

    Drejtuar qeverisë së Republikës së Kosovës

    Mendoni për shëndetin mendor të popullatës Forconi respektimin e masave, por jo mbylljen dhe gjëndjen e jashtëzakonshme

    Ky reagim bazohet në fakte reale të Këshillimëve Psikologjike 3 mujore online të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës

    Ju mund edhe ti mbyllni të gjtha, ju mund ta bëni këtë, sepse jeni qeveri e jona. Edhe ne do e respektojmë këtë, sepse kështu respektojmë shtetin tonë. Por, a keni menduar se çka do ndodh më shëndetin mendor të popullatës?

    Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar së shëndeti mendor i popullates do të jet një sfide afatgjate dhe veshtirë e riparushme.

    Mos mbyllni, por behuni rigoroz në rëspektimin e masave, sepse pasojat psikologjike tashme kanë filluar të rishfaqen dhe pas një kohë do ndodh kolapsi psikologjik.

    Ndërrimi i shpesht i masave, bllokimi, karantinimi, vëndosja e gjëndjes së jashtëzakonshme ndikon në mënyre direkte në rritjen e stresit tek popullata dhe njëherit edhe rritjen e frikës se si do jet e ardhmja e tyre.

    Kjo i shtyn ata të futen në një gjëndje ankthi të tejzgjatur, e cila ka shumë rrezik që të kalon në gjndje aspak të mirë psikologjike, duke cenuar kështu në mënyre direkte shëndetin mendor të popullatës.

    Mos harrojmë, se si pasojë e përjetimit të sresit akut gjatë muajve Mars, Prill, Maj, ka ndikuar në mënyre shumë negative të popullata. Tani, nëse vazhdon kjo gjëndje, atëherë mund të ketë përkeqsim të gjëndjes psikologjike, duke bërë që të ripërjetohët dhe të kalojë në stres kronik.

    A keni menduar për këtë?

    Më këto masa popullin po shtyhet drejt një varferie të skajshme, ndersa pasoja e pariparushme do të jet në aspektin psikologjik. Nese tani ka rrezik për kolaps në sistemin shëndetësor, kuptojeni mirë se më vonë do të ket kolaps në shëndetin mendor.

    Arsyetoni veprimet tuaja, duke bërë që të rëspektohën masat në mënyre rigoroze, e jo duke mbyll e karantinuar.

    Ndryshe, pas një kohë Kosova do perballet më Psikovirusin dhe me Ekonomiavirusin

    Më respekt Shoqata e Psikologëve të Kosovës

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.