×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkimi i shefes së Ndërmarrjeve Publike, ministri Kuqi thotë se ishte ndërhyrje institucionale, jo politike

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Ministrit Blerim Kuqi i doli punë me të marrë pozitën në krye të Ministrisë dhe Ambientit. Ai e shkarkoi udhëheqësen e Njësisë për Politika dhe Monitorim  të Ndërmarrjeve Publike, Fikrije Buzuku- Fejza.

    Por në një prononcim për Front Online, vet ministri Kuqi sqaroi se ajo është pozitë që emërohet nga vet ai dhe se e ka shkarkuar Buzukun- Fejzën, pasi, siç ka thënë ai, ka refuzuar të zbatoj politikat e Qeverisë së Kosovës.

    “Në Ligjin për Ndërmarrje Publike ajo pozitë është pozitë emëruese që emërohet nga ministri drejtpërdrejtë, prandaj duke u bazuar në ligj kemi bërë shkarkimin e zonjës së nderuar. Ajo përfaqëson politikbërjen e qeverisë në raport me ndërmarrjet publike ku Qeveria është 100% aksionare , ajo e ka autorizimin të bëjë monitorimin e ligjit të aksionarit sipas Ligjit për Ndërmarrje Publike”, tha Kuqi për Front Online.

    Me të shkarkuar atë nga pozita, pati reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Ata thanë se po bëhen ndërhyrje politike.

    E ministri Kuqi thotë se këto janë ndërhyrje institucionale, e jo politike.

    “Ajo ka menduar që kemi ndërhyrje politike, por kemi ndërhyrje institucionale për këto ndërmarrje” u shpreh Kuqi për Front Online.

    Ministri Kuqi tha se do të vazhdojnë procedurat për përzgjedhjen e Bordeve nëpër Ndërmarrje Publike, pasi sipas tij, bordet e deritanishme kanë kufizime pasi janë të përkohshme.

    “Kemi nisur procedurat e përzgjedhjes së Bordeve të rregullta sepse ndërmarrjet publike funksionojnë me borde të përkohshme me kufizime, dhe me këtë e kemi bërë shkarkimin e saj, sepse ka refuzuat zbatimin e politikave të Qeverisë”,  tha Kuqi për Front Online.

    Në anën tjetër, Buzuku-Fejza kishte dërguar një letër me rastin e shkarkimit nga detyra, të cilin vendim e kishte cilësuar si hakmarrje.

    “Me këtë akt të kequdhëzuar e të paligjshëm, kabineti juaj po hakmerret ndaj meje pse nuk kam pranuar t’u ndërhyj drejtorëve të ndërmarrjeve në punët që ata duhet t’i kryejnë të pavarur”, thuhet në mes tjerash në letrën e saj, të publikuar në medie, duke shtuar se është shkarkuar nga pozita meqë nuk ka pranuar “të tejkaloj kompetencat dhe të cenoj interesin publik”.

    Buzuku-Fejza ishte emëruar më 22 prill të këtij viti nga ish-ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.

    Ndërsa, në arsyet e shkarkimit thuhet se “Fikrie Buzuku- Fejza shkarkohet nga pozita për shkak të refuzimit të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me nenin 37 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, duke i pamundësuar aksionarit (Qeverisë) në ushtrimin e përgjegjësive ligjore në raport me Ndërmarrjet Publike”./Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti duket se ka lënë pas inatin me Xhenetën, pasi sot ai ia përgatiti mëngjesin dhe kafenë turke nga “Princ Caffe”. Me...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka nisur ditën duke bërë lutje. Këngëtari ndenji i shtrirë në dysheme derisa bëri lutjet. Menjëherë pas kësaj ai këndoi këngën...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.