Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi duke ikur nga policia ka shkaktuar aksident trafiku.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor, me veturën e tij në ikje, ka shkaktuar aksident trafiku. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.