×
  • Lajme
  • Lajme

    Shasha: Për katër ditë do hapet dritarja gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme 33 anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Shasha thekson se ky është shembull bashkëpunimi me miqtë e Kosovës, ku shembull mori eurodeputetet, Viola Von Cramon për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota në Twitter.

    Mes tjerash Shasha bën të ditur se për katër ditë do të hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë z. Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane.

    Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja znj. Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër tëitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar.

    Për 4 ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, qysh nga viti 2016. Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregoj vullnetin dhe përgjegjësinë politik për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës.

    Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.