×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serwer: Arritja e marrëveshjes shumë e vështirë, Thaçi e Vuçiq s’pajtohen pa e marrë atë që duan

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Profesori amerikan dhe eksperti, Daniel Serwer, në një intervistë për Kossev ka folur rreth përpjekjeve që po bëhen drejt arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor ka thënë se do të ketë një presion të madh nga ShBA-të që të nënshkruhet një marrëveshjes Prishtinë-Beograd deri në muajin shtator.

    Serwer megjithatë thotë se kundërshton fuqishëm një marrëveshje që do të përfshinte korrigjimin e kufijve.

    “Unë nuk jam kundër që të ketë marrëveshje, por jam kundër një marrëveshje që do të përfshinte ndarjen dhe që do të destabilizonte Ballkanin, Gjeorgjinë apo ndoshta edhe Moldavinë”, ka thënë Serwer.

    Ai thotë se një marrëveshje e tillë përveç shkëmbimit të territoreve do të përfshinte edhe shkëmbim njerëzish dhe një gjë e tillë do të destabilizonte gjërat në Kosovë dhe Serbi. raporton express.

    Serwer në këtë intervistë ka thënë se mbase në marrëveshje nuk do të përfshihet shkëmbimi i territoreve, por thotë se flitet që për një ide të tillë është diskutuar dhe se ka presion në favor të një marrëveshje të tillë.

    Serwer ka përmendur mohimin që Grenell ka bërë kur ka thënë se në tavolinën ku ka qenë prezent s’është diskutuar për korrigjim kufijsh, derisa thotë se Mattheë Palmer nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

    “Ka shumë tym në këtë rast, që të mos ketë edhe pak zjarr”, ka thënë Serwer.

    Megjithatë ai thotë se është shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij do të jetë shumë e vështirë që Thaçi të pranojë oferëtn e Serbisë sepse në ofertë nuk do të përfshihet Lugina e Preshevës, dhe gjithashtu do të jetë e vështirë që Serbia të pranojë një ofertë nga Kosova në të cilën nuk do të përfshihet Mitrovica e Veriut.

    “Pavarësisht nëse do të kemi një marrëveshje ose jo, unë nuk mendoj që amerikanët që janë të përfshirë në proces kujdesen për detajet. Gjithçka që duan është një ceremoni në “Kopshtin e Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë”, ka potencuar Serwer për Kossev.

    Sipas tij një gjë të tillë Trump e dëshiron për të mbuluar dështimet në disa çështje siç është Korea e Veriut dhe Irani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.