×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia pritet të mbajë zgjedhje në kohë pandemie, politikanët duhet të jenë më kreativë në fushatë

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Zgjedhjet parlamentare në Serbi sipas të gjitha gjasave do të mbahen në kohë pandemie.

    B92, bazuar në burime, raportoi të enjten, se zgjedhjet mund të mbahen më 28 qershor. Zyrtarizimi i ditës së zgjedhjeve do të bëhet pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e vënë si masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë që data do të caktohet në takim me liderët e partive politike.

    “Do t’iu njoftoj kur të pjekën kushtet. Do t’i propozojmë Komisionit Zgjedhor të presë 2 deri në 5 ditë nga momenti kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme. E më pas të nisë puna për përgatitjen e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë më herët Vuçiq.

    Është përmendur edhe 21 qershori si mundësi, por në këtë rast do të duhej që fushata zgjedhore të niste më 12 maj.

    Drejtori ekzekutiv i CeSID-it, Bojan Klaqar, ka pranuar se zgjedhjet mund të mbahen në qershor nëse lejon situata epidemiologjike.

    Serbia është goditur goxha shumë nga koronavirusi. Deri më tash, në këtë vend janë regjistruar 7.114 raste, ndërkohë që kanë vdekur 134 persona. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia pritet të zgjasë edhe për një kohë “relativisht të gjatë”.

    “Meqë gjendja e jashtëzakonshme është vënë më 16 mars, e zgjedhjet ishin caktuar për 26 prill, fushata duhet të zgjasë aq sa ka ditë mes dy datave, që i bie se ajo do të zgjasë 39 ditë dhe dy ditë do të ishin heshtje parazgjedhore”, ka thënë Klaqar.

    Ai kujton se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të nënkuptonin grumbullim të njerëzve. Po ashtu, shton se fushata nuk do të jetë e tillë, siç ishte deri më tash.

    “Akterët politikë do të duhet të tregojnë se cila është oferta e tyre dhe atë ta drejtojnë përmes mediave, e më pak përmes takimeve në terren. Do të duhet të jenë më kreativë në raport me zgjedhësit”, tha ai.

    Sipas tij, gjëja kryesore është procesi i ditës së zgjedhjeve, për çka duhet pasqyrë e mirë e situatës epidemiologjike.

    “Votuesit do të donin sa më shpejt mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kjo do të nënkuptonte kthim në normalitet, por gjërat nuk shkojnë aq lehtë dhe shpejt”, ka shtuar Klaqar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.