
Serbia ka vendosur që t’i hapë kufijtë e saj me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi nga 1 qershori.
Sipas raportimeve të mediave atje, vendimi erdhi pasi asnjëra nga shtetet e përmendura nuk janë vatër e virusit.
Për hyrjen në Serbi, shtabi i krizave ka vendosur që një testim negativ për COVID-19 duhet të jetë kusht për hyrje brenda territorit.
Në rast se një person që kthehet në Serbi dhe nuk është testuar, atëherë atij do t’i duhet që të vetëizolohet në shtëpi për 14 ditë dhe më pas të testohet për COVID-19