×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu thotë se LDK kishte marrëveshje me AAK-në e NISMA-n derisa ishte në marrëveshje me LVV-në

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar koalicionin LDK-VV dhe prishjen e shpejtë të tij.

    Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prishja e koalicionit LDK-LVV i ka rrënjët ne rivalitetin politik.

    Ish-kryetari i LDK-së thotë se jetëgjatësia e shkurtër e koalicionit është pritur.

    “Koalicioni i tanishëm i LDK-së ka qenë i lidhur shpirtërisht edhe më herët gjatë kohës që ka qenë marrëveshja me Vetëvendosjen…Mendoj se koalicioni i LDK-LVV pak a shumë si puna e VLAN-it. LDK [në koalicion me LVV] ka humbur gjashtë muaj të plotë për shkak të zotimeve që kishte marrë për atë koalicion dhe që ka ndodh. Ai ka qenë një dëm. Një dëm që ka humbur gjashtë muaj të rëndësishëm”, tha ai.

    Sejdiu thotë se është një person që nuk e arsyeton një koalicion kaq të shkurtër LDK-LVV.

    “Nuk besoj se ndikon për të fituar elektorat një veprim i tillë as nga ana e LDK-së”.

    Megjithatë ai thotë se arsyeja e prishjes së atij koalicioni nuk ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme që u mbështet nga Veliu.

    Megjithatë ai ka thënë se koalicioni i ri do të jetë në vështirësi t’i dërgojë përpara temat e mëdha.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur pas deklaratave të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadorit...
    Lajme23 Maj 2025
    Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas dje erdhi për vizitë në Kosovë. Menjëherë pas arritjes në Kosovë, ajo mbajti një konferencë...
    Lajme23 Maj 2025
    E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë dhe ish-deputetja, Vasfije Krasniqi-Goodman ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor. Ajo ka njoftuar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore. Kështu ka treguar moderatori Blendi Fevziu në...
    Lajme22 Maj 2025
    Një paciente rreth 40-vjeçare, e hospitalizuar në repartin e hapur të Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka...
    Lajme22 Maj 2025
    Punonjësit e kompanisë “Pastrimit”, këtë të enjte dolën në grevë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhje me kushtet e punës. Revolta...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga vëzhguesit evropianë pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi brigjet e Kretës në...
    Lajme22 Maj 2025
    Anëtari i kryesisë së LDK-së dhe ish-deputeti, Driton Selmanaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se zgjedhjet e vitit 2025 kanë qenë...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.