×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu thotë se LDK kishte marrëveshje me AAK-në e NISMA-n derisa ishte në marrëveshje me LVV-në

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar koalicionin LDK-VV dhe prishjen e shpejtë të tij.

    Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prishja e koalicionit LDK-LVV i ka rrënjët ne rivalitetin politik.

    Ish-kryetari i LDK-së thotë se jetëgjatësia e shkurtër e koalicionit është pritur.

    “Koalicioni i tanishëm i LDK-së ka qenë i lidhur shpirtërisht edhe më herët gjatë kohës që ka qenë marrëveshja me Vetëvendosjen…Mendoj se koalicioni i LDK-LVV pak a shumë si puna e VLAN-it. LDK [në koalicion me LVV] ka humbur gjashtë muaj të plotë për shkak të zotimeve që kishte marrë për atë koalicion dhe që ka ndodh. Ai ka qenë një dëm. Një dëm që ka humbur gjashtë muaj të rëndësishëm”, tha ai.

    Sejdiu thotë se është një person që nuk e arsyeton një koalicion kaq të shkurtër LDK-LVV.

    “Nuk besoj se ndikon për të fituar elektorat një veprim i tillë as nga ana e LDK-së”.

    Megjithatë ai thotë se arsyeja e prishjes së atij koalicioni nuk ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme që u mbështet nga Veliu.

    Megjithatë ai ka thënë se koalicioni i ri do të jetë në vështirësi t’i dërgojë përpara temat e mëdha.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja,...
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.