×
  • Lajme
  • Lajme

    Seferi: Në Serbi, Vuçiq po konsiderohet humbës përballë Kosovës për zhvillimet me Izraelin

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Bashkëpunëtori i RTV Dukagjinit, Idro Seferi  ka përshkruar zhvillimet në Serbi pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

    Seferi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” nga Beogradi ka thënë se Serbia ditët e fundit ka pasur hamendje në lidhje me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

    “Opozita serbe e ka parë si problematike këtë zhvillim pasi sipas tyre, Serbia me zhvendosjen e ambasadës po rreshtohen kundër botës demokratike përjashtuar SHBA-të”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Seferi thotë se Serbia në fillim po shqyrton hapjen e një zyre ekonomike në Jerusalem por sipas tij ambasadori i Izraelit në Beograd sot ka ftuar në takim autoritetet serbe për të sqaruar këtë çështje.

    Gazetari thotë se në Serbi për temën e Izraelit Vuçiq është parë humbës përballë palës kosovare.

    “Vuçiqi është akuzuar si humbës pasi Serbia në këtë pikë nuk përfiton shumë ndërsa Kosova ka marrë njohjen nga Izraeli”.

    Seferi thotë se megjithatë Donald Trump në Serbi ka fituar shumë simpati pasi sipas tij ai po shihet si një president që merr parasysh edhe kërkesat e serbëve për dallim nga para ardhësit./

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi,...
    Lajme15 Mars 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, për FrontOnline ka deklaruar se procesi zgjedhor është brenda afateve zgjedhore kushtetuese dhe se vullneti i...
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    Të tjera
    Sport14 Mars 2025
    Ka pasur shumë diskutime në Spanjë këtë javë pas penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i në ndeshjen ndaj Real Madridit,...
    Lajme14 Mars 2025
    Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke...
    Lajme14 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në 'Facebook' në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete...
    Lajme14 Mars 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati...
    Lajme14 Mars 2025
    Një person është ther me thikë në lagjen Dardania në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.