×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca që e dështoi mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës e Shqipërisë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ka një kohë që Kosova dhe Shqipëria janë duke bërë përgatitje për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet në Shkodër. Në këtë mbledhje pritet që të bëhet nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme për dy vendet. Mirëpo, takimi i paraparë për të premten është shtyrë për 2 tetor për shkak të seancës së Kuvendit. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë për Gazetën Express se për këtë çështje ka pas dakordim të ndërsjellët të homologëve.

    Gjatë së mërkurës, kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti e kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, përmes telefonit janë dakorduar për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte caktuar të mbahej këtë të premte.

    Kjo kërkesë është bërë nga kryeministri Hoti, me arsyetimin se për të njëjtën ditë është caktuar edhe një seancë e rëndësishme në Kuvend të Kosovës.
    Lajmin e ka bërë të ditur Hoti përmes një shkrimi në Facebook ku thotë se takimi është shtyrë për në datën 2 tetor.

    “Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë ai.

    Gazeta Express ka provuar sot gjatë ditës që të marrë një përgjigje në Qeverinë e Shqipërisë për anulimin e takimit. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk janë lajmëruar përmes telefonit.

    Për këtë temë sot gjatë ditës ka folur ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani. I njëjti i ka thënë Gazetës Express se vendimi është marrë, ani pse janë bërë të gjitha përgatitjet për takimin. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër.

    “Dje është marrë vendim, i kemi përgatit të gjitha që duhet për takimin, për shkak që kryeministrat kanë fol dje, së bashku është marrë vendim që me u shty për 2 tetor. Nuk ka ndonjë reagim, është në pajtim i ndërsjellët”, thotë ai.

    Hasani ka zbuluar edhe për marrëveshjet që do të nënshkruhen me 2 tetor në mes të dy qeverive.

    “Në mbledhje të Qeverisë janë planifikuar marrëveshjet për doganën, për leje qëndrime, për hekurudhat, për COVID, arsim dhe kulturë”, ka thënë ambasadori.

    Arsyetimin për anulim të takimin e kanë kritikuar në Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se seanca e Kuvendit mund të shtyhet për datën 28 shtator.

    “Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator”, ka shkruar shefi i deputetëve të LVV’së, Rexhep Selimi.

    Derisa mbledhja e Qeverisë është shtyrë për një ditë tjetër, në Kuvend kanë bërë të ditur pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme.

    Në rend të ditës është votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, derisa, kryeminsitri Avdullah Hoti do të raportojë edhe për dialogun.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Patrioti, ish-i burgosuri politik, ushtari e ish-komandanti i UÇK-së Nasim Haradinaj vjen në një rrëfim emocionues, të padëgjuar më parë, rreth aktivitetit...
    Lajme26 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora...
    Lajme26 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.