×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 37 milionë persona të zhvendosur si pasojë e luftërave amerikane kundër terrorizmit

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Raporti i ri i Universitetit Brown për Koston e luftërave amerikane, ka vlerësuar se rreth 37 milionë persona janë zhvendosur si pasojë luftërave të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara nga 11 shtatori i vitit 2001.

    Këto shifra është thënë se tejkalojnë numrin e personave të zhvendosur nga konfliktet prej vitit 1900, kanë thënë autorët, duke bërë përjashtim për Luftën e Dytë Botërore.

    Këto të dhëna janë publikuar të martën, disa javë para se Shtetet e Bashkuara të hyjnë në vitin e 20-të të luftimit të terrorizmit, i cili ka nisur me pushtimin e Afganistanit më 7 tetor të vitit 2001.

    Të gjeturat janë publikuar po ashtu në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe shtetet perëndimore janë duke kundërshtuar pranimin e refugjatëve.

    Sipas të përditshmes amerikane, The New York Times, në këto shifra përfshihen kryesisht civilë të zhvendosur në dhe nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Jemeni, Somalia, Filipinet, Libia dhe Siria.

    Shifrat reale të të zhvendosurve është thënë se mund të jenë nga 48 deri në 59 milionë.

    Kjo gazetë amerikane po ashtu ka thënë se në vlerësim nuk përfshihen miliona persona që janë zhvendosur në shtetet me operacione më të vogla amerikane kundër-terrorizimit si: Burkina Faso, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Mali dhe Nigeri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.