×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i gruas nga Prishtina e cila ka qëndruar me persona që kanë dalë pozitiv por nuk u testua kurrë për koronavirus

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Rrëfimi i gruas nga Prishtina e cila ka qëndruar me persona që kanë dalë pozitiv por nuk u testua kurrë për koronavirus

    L.R. nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë) është rasti i parë i kontaktit të personit me sëmundjen Covid-19, por që nuk ka arritur të testohet për këtë sëmundje për shkak se nuk ka pasur ndonjë simptomë të paraqitur.

    Ajo punon në një institucion shtetëror në Prishtinë ku janë konfirmuar disa raste pozitive.

    “Dy koleget e mija kanë dalur pozitive me koronavirus, unë kam qëndruar me të dyjat, por me njërën më shumë. Më 19 qershor kam shkuar në Klinikën Infektive dhe kam treguar se jam rast kontakti. Më kanë thënë se nuk bëjmë gjurmimet e kontakteve, vetëm nëse paraqiten probleme me frymëmarrje mund të lajmërohem. Kështu që nuk kam mund ta bëjë testin. Deri më tani nuk kam ndonjë simptomë”, tregon ajo.

    Ajo thotë se është e shqetësuar pasi jeton në një objekt bashkë me dy të moshuar.

    “Problem është se përveç familjes sime, unë jetoj edhe më dy prindërit e burrit dhe janë mbi 70 vjeç. Tash po rri në shtëpi. Unë kujdesem, vendosi maskë, pastroj duart, por problemi është se qëndrimi në një shtëpi nuk ke si të ruhesh. Për këtë unë dëshirova të bëjë testin, të vërtetoj se a jam infektuar, për shkak se mund të rrezikoj dy vjehrritë e mi”, tha ajo.

    Në ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të hënën ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë, që “mos të testohen personat asimptomatikë, por udhëzohen në vetizolim 14 ditor si dhe monitorim vetanak të gjendjes shëndetësore”.

    Në rast të shfaqjes së simptomave, ata munden të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë.

    Në dokumentin e rekomandimeve të IKSHP-së, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet se “me rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me Covid-19”.

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se këto janë edhe rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për ndryshime të kushteve të parapërgatitjes, së parandalimit të rasteve me Covid-19.

    Ai tha se varësisht prej situatës ndryshojnë edhe rrethanat.

    Ndryshe, pas lirimit të masave kundër sëmundjes Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi, hapja e menjëhershme dhe lëvizja e pakufizuar e njerëzve ka rritur numrin e të infektuarve në këto dy javët e fundit.

    Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pas lehtësimit të masave shqetësuese mbetet fakti se personat me Covid pozitivë dhe familjarët e tyre po qarkullojnë lirshëm dhe nuk po kufizojnë lëvizjet e tyre çka paraqet rrezik të shtuar për përhapje të virusit.

    “Ekipet që janë në terren në bashkëpunim me ekipet familjare të të gjitha komunave duhet të mbikëqyrin gjendjen shëndetësore të këtyre personave”, tha Krasniqi.

    Deri më 22 qershor, sipas Krasniqit, në Klinikën Infektive, janë 93 pacientë të konfirmuar më sëmundjen Covid-19. Ndërkaq, 41 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërkohë që gjashtë pacientë janë në repartin inteziv të kësaj klinike.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë tashmë ka arritur në mbi 2000 persona.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të hënën u regjistruan 47 raste të reja me sëmundjen Covid-19, kurse shifra më e lartë me të infektuar brenda një dite në Kosovë, që prej se u regjistruan rastet e para me këtë virus më 13 mars, është regjistruar me 16 qershor me 141 raste të reja me koronavirus.

    Prej tyre, 1069 janë shëruar ndërsa 37 kanë vdekur.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.