×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Restauranti i një shqiptari në Texas, po ushqen falas për pesë javë mjekët, policët dhe zjarrëfikësit – Ja se si i falenderohen ata (VIDEO)

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Resturanti i një shqiptari në Houston të Amerikës ka marrë jehonën e miliona amerikanëve për gjestin e madh që ka bërë gjatë kohës së pandemisë, COVID-19.

    Bëhet fjalë për “Joe’s Italian Restaurant” i cili është nën pronësi të Joe Haliti, kosovar i emigruar shumë kohë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili me zemërgjersinë e tij po përgaditë ushqime falas për qindra punëtorë emergjent, respektivisht: personelin mjekësor, policët dhe zjarrëfikësit amerikan në qarkun Montgomerit, të Houstonit.

    Në shenjë falenderimi, ditë më parë një konvoj i policisë dhe zjarrëfikësve amerikan me sirena të lëshuara dhe defilim për-rreth restaurantit kanë përshëndet kontributin “Joe’s Italian Restaurant”, që për pesë javë ka ushqyer punonjësit e emergjencës në Conroe të Texas-it.

    Ndërkaq në një reportazh të publikuar nga FOX 26, pronari Joe Haliti, ka theksuar se restaurant i tij po planifikon të vazhdojë të shërbejë ushqim falas për të gjithë punëtorët emergjent në qarkun Montgomery gjatë krizës me COVID-19.

    I pyetur nga FOX26, përse po jepni ushqim falas, Haliti, tha se ai dëshiron që mjekët, policët dhe zjarrëfikësit të jenë të sigurt.

    “Në këtë mënyrë ata mund të qëndrojnë në zyrën e tyre dhe dikush mund t’ua dërgoj ushqimin atyre”, tha Haliti.

    “Ne e kuptojmë se kjo mund të funksionojë më mirë sesa ata të përpiqen të marrim drekën e tyre” – ka deklaruar Haliti.

    Si të gjithë restorantet gjatë kësaj pandemie, edhe Haliti po mundohet ta mbajë biznesin e tij funksional duke punuar me porosi. Por për shkak të bujarisë së tij, ai dhe disa nga punonjësit e tij kalojnë orë të tëra çdo mëngjes duke përgatitur qindra shujta. “Ne kemi rreth 80 departamente që ushqimin i’a pregadisim me rotacion çdo ditë 8 deri në 12 departamente në ditë, disa ditë më pak a më shumë thjesht varet nga departamentet, tha Haliti.

    “Departamentin e Policisë në qarkun Montgomery Shenandoah Ëillis PD, të gjitha zonat e prefekturës si dhe spitalin e qarkut të Montgomerit”. Pavarësisht se sa do të zgjas kjo pandemi, Haliti thotë se ai do të ushqejë punëtorët emergjent falas. “Ata e meritojnë këtë për punën që po e bëjnë në vijën e parë të frontit duke rrezikuar jetën e tyre, së paku ne mund të bëjmë një gjest të vogël që është të mirë për ata,” tha Haliti.

    https://www.facebook.com/347377757003/videos/543053006590263/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.