×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rekord në pagesën e dëmeve në kohë pandemie

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Pavarësisht problemeve të shumta që janë shfaqur si pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe numrit shumë të madh të automjeteve të paregjistruara të cilat janë duke shkaktuar aksidente në vazhdimësi, kompanitë e sigurimeve kanë arritur të paguajnë më shumë se 21 milionë euro vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, apo rreth 50 % të të hyrave totale që ata kanë arritur të inkasojnë gjatë kësaj periudhe kohore. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, thotë se pagesa e shpejtë e dëmeve është prioritet i secilës kompani që operon në vendin tonë, ka raportuar “iSIGURIME”

    Më shumë se 21 milionë euro dëme kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë kanë arritur t’i paguajnë vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Pavarësisht problemeve të shumta që janë shfaqur si pasojë e pandemisë COVID-19, ku për një kohë të gjatë kompanitë e sigurimeve kanë punuar me orar e staf të reduktuar, por edhe numrit shumë të madh të automjeteve të paregjistruara, e të cilat janë duke shkaktuar aksidente në vazhdimësi, kompanitë e sigurimeve kanë arritur një rekord të pagesës gjatë kohës së pandemisë. Shuma e mjeteve që ato kanë paguar në emër të dëmeve është sa gjysma e mjeteve që ata kanë arritur të inkasojnë gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit qershor 2020 janë paguar gjithsej 21.048,461 euro dëme, derisa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak të gjitha kompanitë kishin paguar 22.045,342, e gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018 shuma e mjeteve të paguara në emër të dëmeve kishte arritur në 20.834,757.

    Shumë milionë u paguan në kohë krize

    Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku thotë se pagesa e shpejtë e dëmeve është prioritet i secilës kompani që operon në vendin tonë. Sipas tij, në vazhdimësi ka rritje të shumës së mjeteve të cilat janë shpenzuar në emër të kompensimit të dëmeve. “ Prioritet i secilës kompani të sigurimit është pagesa e shpejtë dhe korrekte e dëmit. Është shumë me rëndësi të ceket se kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë paguar miliona euro edhe në kohën e pandemisë kur ato thuajse nuk kanë inkasuar prim fare. Shumë milionë u paguan në kohë krize ” ka thanë Mazreku. Më tutje Mazreku ka apeluar tek institucionet e Republikës së Kosovës që sa më shpejt që është e mundur të nisin edhe në praktikë punën për zvogëlimin e automjeteve të paregjistruara, ku nga qarkullimi i tyre shteti brenda vitit humb dhjetëra milionë euro. Sipas tij, kompanitë e sigurimeve dëmtohen tej mase sepse duhet të paguajnë dëme për automjetet që shkaktojnë aksidente e që nga to nuk kanë marrë asnjë cent në emër të primit. “Shoqata e Sigurimeve të Kosovës mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për trajtimin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. Shoqata e Sigurimeve, e përkrahur edhe nga guvernatori BQK-së Fehmi Mehmeti, në vazhdimësi e ka ngritur problemin e automjeteve të paregjistruara, të cilat u sjellin dëme të mëdha si kompanive të sigurimit, ashtu edhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë më tutje drejtori Mazreku.

    Dëmet e paguara sivjet

    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë qershorit të këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve kanë paguar 3,8 milionë euro, ndërsa gjatë  muajit maj të këtij viti janë paguar 1,4 milionë euro, në muajin prill janë paguar 3,1 milionë euro, në muajin mars 3,1 milionë euro, në muajin shkurt 4,1 milionë euro, si dhe në muajin janar shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 5,5 milionë euro, apo gati 100 % më e lartë se sa ishte në muajin e njëjtë në vitin paraprak.

    Gjysmë miliardë euro dëme të paguara deri më tash

    Bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së të cilat i ka siguruar ‘iSIGURIME’, shihet se nga viti 2000 e deri më tash kompanitë e sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 500 milionë euro dëme. Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve janë paguar 21 milionë euro, gjatë vitit 2019 janë paguar 50 milionë euro, gjatë vitit 2018 janë paguar 42,7 milionë euro, gjatë vitit 2017 janë paguar 42,1 milionë euro, gjatë vitit 2016 janë paguar 36,5 milionë euro, gjatë vitit 2015 janë paguar 37 milionë euro, gjatë vitit 2014 janë paguar 31.1 milionë euro. Po ashtu, në vitin 2013 janë paguar 38,4 milionë euro, në vitin 2012 janë paguar 30,5 milionë euro, në vitin 2011 janë paguar 26,8 milionë euro, në vitin 2010 janë paguar 26,5 milionë euro, në vitin 2009 janë paguar 18,8 milionë euro, në vitin 2008 janë paguar 17,7 milionë euro, në vitin 2007 janë paguar 12,8 milionë euro, në vitin 2006 janë paguar 10,9 milionë euro, në vitin 2005 janë paguar 9,1 milionë euro, në vitin 2004 janë paguar 6,7 milionë euro, në vitin 2003 janë paguar 5,5 milionë euro, në vitin 2002 janë paguar 3,5 milionë euro si dhe në vitin 2000 janë paguar 2,6 milionë euro dëme.

     

    Viti                  Pagesa e dëmeve        Të hyrat totale

    2020 (1-6)       21.048,461 €               44.661,331  €

    2019                49.977,495 €               97.999,080 €

    2018                42.766,736 €               90.503,664 €

    2017                42.151,078 €               84.919,344 €

    2016                36.871,506 €               81.235,523 €

    2015                36.971,397 €               78.767,663 €

    2014                31.182,207 €               80.080,181  €

    2013                38.448,821 €               77.385,883 €

    2012                30.581,215 €               81.534,352 €

    2011                26.812,984 €               78.095,611 €

    2010                26.527,830 €               71.243,658 €

    2009                18.834,757 €               67.756,310 €

    2008                17.678,577 €               56.380,959 €

    2007                12.821,635 €               50.811,083 €

    2006                10.932,644 €               34.705,304 €

    2005                9.165,533 €                 47.212,598 €

    2004                6.743,000 €                 39.090,000 €

    2003                5.583,705 €                 37.060,000 €

    2002                3.540,000 €                 27.231,000 €

    2001                /                                   /

    2000                2.655,000                    31.161,000 €

     

     

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.