Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastarliu ka dhënë një lajm pozitiv sa i përket situatës me COVID-19.
Ministrja bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 227 persona, që është numër rekord i të shëruarve nga ky virus..
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkroi ajo.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri janë shëruar 5 mijë e 441 persona.