×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja me coronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sonte janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 71 pacientë.

    Sipas IKSHP-së këto janë raste kontakti.

    Komunat me raste pozitive janë: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

    Njoftimi i plotë:

    71 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

    Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

    Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

    Të nderuar qytetarë!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Luten tëe gjitha mediat të na ndihmojnë në informimin e gjithësecilit në shpëtimin e jetëve!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve politike dhe të kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritën sot në takim lamtumirës ambasadorin të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës, respektivisht njësitet patrulluese të Policisë kufitare DRK-Lindja, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar listën finale për unifikimin e çmimeve të barnave. Ai në një postim në Facebook shkruan...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka asnjë arsye që prokurorët e Prokurorisë Speciale të refuzojë kërkesën e kryeministrit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se kuadër të angazhimeve, siç u shpreh ai, disa nga veprimet kanë...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Rovena, Vullneti dhe Xuxi kanë biseduar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku protagonist ishte...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Ministrja,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.