Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, nga mostra të testuara, 120 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19, raporton Front Online.
Komuna me më së shumti raste është Prishtina me gjithsej 30 raste.
Njoftimi i plotë:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.