Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sonte janë konfirmuar edhe 183 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë shëruar 57 pacientë.
Rastet e reja janë kryesisht raste kontakti thuhet në njoftimin e Institutit.
Numri total i rasteve pozitive është 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Ndërsa janë shëruar gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive janë 1.801.