Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 47 raste të reja me Covid-19.
Raste më së shumti janë konfirmuar në komunë e Prishtinës.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.
Sot në Kosovë, 47 të infektuar dhe 22 të shëruar nga COVID-19
Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 22 pacientë.
“Sot më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 47 raste”, thuhet në njoftim..