×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Thaçi, Veseli e Haradinaj janë vendosur në anën e drejtë të historisë

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur për aktakuzat e Speciales për Thaçin e Veselin.

    Në Kuvendin e Shqipërisë, Rama ka thënë se në 21 vite, udhëheqësit e Kosovës janë akuzuar si individë me dy koka.

    “Udhëheqësit e Kosovës janë thuajse të tërë, të akuzuar në 21 vite si individë me dy koka që nga një anë kanë udhëhequr luftën çlirimtare apo procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe nga ana tjetër kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë si kanibalë. Përballë historisë sa Hashim Thaci, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve në 21 vite si dhe vete UÇK në tërësi nuk ka nevojë për mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke I dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme si histori e clirimit të asaj pjesë të pandashme të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Dhe na duhet  të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë për ta sjellë tani në vëmendje që është falë tyre që u trondit ndërgjegja e perëndimit të fjetur demokratik në raport me Kosovën”, ka thënë ai.

    Madje, sipas Ramës, një aktakuzë e tillë, është “fletërrufe e një revolucioni kinez” ndaj dy figurave historike të paqes në Kosovë.

    “Të gjithë mbetën të befasuar nga aktakuza.Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, por është lexim I tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një process gjyqësor ndaj dy figurave historike të paqes në Kosovë. I ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez”, tha Rama në Kuvend.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka folur për vizitën e Kaja Kallas në Kosovës, përfaqësueses së lartë të BE-së, ku thotë...
    Lajme22 Maj 2025
    Real Madrid njoftoi me deklaratë zyrtare se pesë njerëz janë dënuar me një vit burg këtë të mërkurë nga Gjykata në Spanjë,...
    Lajme22 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    “Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së....
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e enjte), do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen...
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.