×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka: Kosova në vendin e tretë në Evropë me numër të të infektuarve me Covid-19

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19 në 100 mijë banorë.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shtoi se ndonëse është shënuar rritje enorme e të infektuarve, imunizimi kolektiv merr kohë, dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm.

    Radio Evropa e Lirë: Zoti Raka, si e vlerësoni gjendjen aktuale të të infektuarve në Kosovë?

    Lul Raka: Gjendja aktuale në javët e fundit po shënon rritje enorme të numrit të rasteve dhe Kosova fatkeqësisht është në vendin e tretë aktualisht në Evropë me numrin e rasteve në 100 mijë banorë, pas Maqedonisë dhe Suedisë.

    Radio Evropa e Lirë: Ditëve të fundit gati gjysma e personave te testuar po dalin pozitiv. Si e shihni këtë fakt?

    Lul Raka: Është një rezultat i ndryshimit të qasjes së testimit sepse tashmë i testojmë vetëm personat simptomatikë. Nuk i trestojmë personat asimpotmatik edhe në qoftë se janë në rrethin familjar për shkak të prioriteteve të testimit. Andaj kjo ka ndikuar në rritjen e përqindjes së poyitivitetit. Por, kjo është edhe reflektim i rritjes masive të përhapjes së koronavirusit në komunitet. Këto janë dy faktorë të përbashkët. Por, duhet pasur parasysh që mostestimi i personave asimptomatikë ka ndikuar në këtë përqindje.

    Radio Evropa e Lirë: A po shkon vendi drejt imunizimit kolektiv, dhe cilat do të jenë pasojat nëse po?

    Lul Raka: Jo nuk besoj, pasi që imunizimi kolektiv merr kohë dhe dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm. Pasi në shumicën e shteteve që është bërë imuniteti i popullatës, ka dalë që vetëm rreth 4 për qind e popullatës janë të prekur dhe pjesa tjetër është ende e ndjeshme dhe e ekspoyueshme.

    Për këtë arsye imuniteti kolektiv sic pretendohet nga disa njerëz edhe pse ate asnjë shtet në botë nuk e aplikon, sepse ka kosto të jashtëzakonshme, kushton me mijëra jetë njerëzish edhe asesi nuk guxon të jetë në rend dite ajo qasje. Kjo pasi jetët e njerëzve janë më të rëndësishme sesa idetë e disa shkencëtarëve ose ideologëve të kësaj teorie.

    Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë është rritur edhe numri i vdekjeve. Pse?

    Lul Raka: Paralelisht me rritjen e numrit të rasteve , rritet edhe numri i hospitalizimeve edhe i njerëyve që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe si rrjedhojë rritet edhe numri i të vdekurve. Kjo është reflektim normal i përhapjes masive në komunitet.

    Radio Evropa e Lirë: Çka saktësisht ka ndikuar në rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve?

    Lul Raka: Ka shumë faktorë dhe secila komponentë është përgjegjëse. Nuk është kohë e fajësimit, jo i ka fajet populli ose qeveria, të gjithë jemi përgjegjës ngapak. Faktorë kryesor që ka ndikuar janë mos respektimi i masave të parandalimit nga popullata, pasi pas 1 qershori është konsideruar se përfundoi koronavirusi dhe nuk ka pasur kurfarë mase mbrojtëse, por as mbikëqyrje të zbatimit të masave parandaluese nga institucionet shtetërore në rend të parë nga inspektorati, komunat dhe ka pasur edhe vonesa, lojëra politike e që ka ndikuar në mënyrë të terthortë në mbarëvajtjen e menaxhimit dhe ka ndikuar edhe kjo.

    Andaj secili do duhej ta kryente punën e vet, popullata t’i respektojë masat, inspektorati t’a mbikqyrë respektimin e këtyre masave , pasi një pjesë e madhe e popullatës rreth 30 për qind, mendojnë se virusi është gënjeshtër sipas hulumtimeve të fundit. Andaj duhet të ketë bashkëpunim politik për ta adresuar problemin, në mes partive politike të cilën e kemi parë që ka munguar , jo tash por qe dy –tre muaj.

    Radio Evropa e Lirë: Pse nuk po bëhen më shumë teste, a ka mungesë të tyre, apo ka mungesë të kapaciteteve qoftë humane apo edhe infrastrukturore?

    Lul Raka: Kjo është një zingjir, sepse rritja masive e numrit të rasteve e rrit në mënyrë enorme kërkesën për testim. Nëse i kemi 100 raste në ditë, e që tash i kemi edhe mbi 200 raste të infektuar dhe nëse nisemi nga fakti që një person i konfirmuar me Covid19 i ka mesatarisht 36 persona të kontaktit atëherë i bjen që brenda ditës do të kemi 3 mijë e 600 kërkesa për testim.

    Nëse kësaj ja shtojmë numrin e rasteve që nuk kanë simptome, atyre që kërkojnë të udhëtojnë jashtë Kosovës qoftë për pushim , apo për kthim nëpër vende të tyre,gjithsesi i tejkalon kapacietet aktuale. Gjithsesi parashtron nevojën që të licencohet sektori privat. Pastaj ka studentë që studiojnë në Maqedoni dhe e kërkojnë testin. Andaj ne duhet t’ju ofrojmë shërbime njerëzve.

    Pa simptoma nuk ka test, pa test nuk e kalon dot kufirin maqedonas

    Andaj pasi që sektori publik nuk ka mundësi atëherë duhet tu mundësohet sektorit privat. Gjithashtu testimi në sektorin privat testimi molekular do ta rriste edhe numrin e personave të identifikuar të sëmurë, por që janë asimptomatikëe që është një përqindje e madhe.

    Me automatizëm do të ndikonte në parandalim të infeksionit pasi që rastet do të izoloheshin dhe do të pengohej përhapja në komunitet. Dobia do të ishte e shumëfisht.

    Radio Evropa e Lirë: A ekzistojnë kapacitetet shëndetësore për tu përballur me situatën aktuale?

    Lul Raka: Kapacitete shëndetësore këto që janë qe katër muaj në të gjitha frontet e përballjes me pandeminë janë këta punëtorë shëndetësorë e që pas katër muajsh kalojnë në lodhje kronike. Ajo është sindromë e lodhjes kronike, ngarkesë cdo ditë e që përcjellet me simptomatologji të vecantë. Me humbje të koncentrimit, me mosdëshirë për punë, çrregullime me ushqim, gjumë dhe kjo është problem, kur i shtohet edhe fakti që është dëshpëruese që Gjykata Kushtetuese e anuloi Ligjin e pagave e që ndikon keq në mesin e punëtorëve shëndetësorë.

    Radio Evropa e Lirë: A janë masat e fundit të qeverisë të qëlluara, kur ka të bëjë me mbylljen e gastronomisë në mbrëmje, me kufizimin e lëvizjes në disa qytete? Apo duhet te ndërmarrin masa tjera?

    Lul Raka: Masat tjera për parandalim do të jenë konform situatës që do të zhvillohet këtyre ditëve. Rezultati i masave që janë ndërrmarë në fillim të javës do të shihen javën e ardhshme, me kusht që do të respektohen në të kundërtën do të vazhdojë rritja e numrit të të infektuarve, por rikthimi i karantinimit të plotë unë mendoj se është versioni i fundit.për të mos ardhur deri te ajo, që të mos shkatërrohet ekonomia, shëndeti mendor i qytetarëve mendoj që qytetarët duhet t’i respektojnë masat e thjeshta, si mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena.

    Radio Evropa e Lirë: A keni ndonjë parashikim se sa do të zgjasë pandemia?

    Lul Raka: Pandemia përfundon në momentin kur zbulohet vaksina ose ndonjë ilaç. Vaksina merr kohë një deri në një vit e gjysmë. Ne kemi me u ballafaqu me pandemi.

    Por, nëse i zbatojmë masat e parandalimit kapacitetet do të jenë të menaxhueshme, sepse ne e kemi parë që vetëm për dy javë pa një kontrollë, pa zbatim të masave e kemi parë se në cfarë gjendje kanë ardhë kapacitetet shëndetësore të Kosovës. Paramendo nëse këtë trend do ta kemi edhe gjashtë muajt e ardhshëm. Do të ishte e paimagjinueshme dhe e papërballueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Ferizaj, e ka përshkruar vitin 2024 si shumë sfidues, por...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin 60-70 minuta, për momentin. E në Jarinje ato...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.