×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kanë një javë kohë për shlyerje të borxheve ndaj Termokosit

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Termokos-i ka është në fazën përfundimtare të përgaditjeve për sezonin e ri të ngrohjes, i cili do të fillojë më 15 tetor. Ndërkohë, borxhlinjët e kësaj ndërmarrje paralajmërohen se kanë kohë një javë për shlyerje të borxheve.

    Zëdhënësja e Termokos-it, Aferdita Uka ka thënë se janë evidentuar edhe problemet që ishin paraqitur në sezonin e fundit, në ndonjërin prej objekteve banesore.

    Uka: Jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e këtij sezoni

    “Kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, sezonin e ardhshëm ngrohës, pra 2020-2021. Tani jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimi e këtij sezoni, gati se ka marrë fund edhe pastrimi në stacionin e ngrohjes, këtu që shpërndan ngrohje tek konsumatorët tanë, dhe tek nen stacionet ngrohëse nëpër objektet banesore kudo që është paraqitur ndonjë problem gjatë sezonës së fundit ngrohëse”, ka thënë Uka.

    Uka për KosovaPress, ka thënë se nuk do të ketë vonesa në fillimin e sezonit, dhe më 15 tetor Termokos-i do të jetë gati të fillojë sezonin.

    Uka: Termokos-i do të jetë gati më 15 tetor për fillimin e sezonit të ngrohjes

    “Si rrjedhojë e këtyre përgatitjeve.. për herë të parë në rrjetin e ngrohjes do të kyçen Teatri Kombëtar, Ministria e Kulturës, Shkolla “Xixëllonja”, shkolla “Mentor Bajraktari. Për pak ditë pritet të mbulohet edhe vendi ku janë vendosur gypat e rinjtë, ku janë ndërruar me gypat e vjetër që kanë qenë që nga funksionimi i ngrohtores qendrore që ka qenë që nga vitet e 70-ta, pra është një rrjet gati i stërvjetëruar, dhe janë vendosur gypa të ri me standarde ndërkombëtare nga kompania e kontraktuar e Komisionit Evropian, është pra një rrjet i ri i ngrohjes për Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik, Biblioteka Kombëtare, Rektorati e Universitetit të Prishtinës, komunën dhe disa institucione tjera. Kështu që, jemi në vijë të mbarë, pra do të presim se nuk do të ketë kurrfarë vonesa, dhe gjithçka po shkon sipas planit, varësisht nga lëvizjet e temperaturave besoj se do të jemi gati me 15 tetor të filloj sezoni ngrohës”, ka thënë Uka.

    Ndërsa sa i përketë borxheve që janë ndaj Termokos-it, Uka ka paralajmëruar qytetarët që t’i shlyejnë borxhet që kanë ndaj kësaj ndërmarrje, përndryshe do t’i tërhiqen të hollat nga gjirollogarit e personave.

    Uka shtoi se kjo është faza e dytë e shpërndarjes së këtyre vërejtjeve ngase për shkak të pandemisë, prapë nuk janë ekzekutuar gjatë muajve të verës.

    Uka: 1700 vërejtje iu janë dërguar për mos pagesë të borxheve

    “Që nga qershori i këtij viti pra në kohën kur janë lehtësuar masat për shkak të izolimit total, kemi filluar me shpërndarjen e vërejtjeve për gjithë ata që nuk kanë paguar sezonin e fundit apo sezonet e fundit dhe janë shpërndare dikund 1700 vërejtje, domethënë para ngritjes së rastit tek përmbaruesit privat dhe normalisht ky është një afat ku ata duhet të reagojnë, përndryshe tërhiqen mjetet nga kontot e tyre bankare përmes përmbaruesve privat, por për shkak të pandemisë është shtyrë afati, e deri më tani nuk ka pasur ekzekutim të këtyre padive, domethënë këtyre tërheqjes së mjeteve nga kontot e konsumatorëve tanë, ndërsa tani është faza e dytë pra para pak ditësh është filluar me fazën e dytë për këto vërejtje, dhe nëse konsumatorët nuk do të reagojnë, nuk do të paguajnë faturat do të ketë edhe shkyçje nga rrjeti i ngrohjes”, ka thënë Uka.

    Uka ka thënë se secilit që i është dërguar vërejtja nga Termokos-i, për shlyerje të borxhit, kanë afat prej 7 ditëve që t’i shlyejnë borxhet.

    Uka: Qytetarët kanë afat 7 ditë për shlyerje të borxhit

    “Është afati 7 ditor, kujtdo qoftë që i është dërguar vërejtja e dytë, nëse në afat prej 7 ditëve nuk reagon, ne në bashkëpunim me përmbaruesit privat, pasi që veç ata janë të identifikuar si konsumator tanë sigurisht që janë ditur edhe kontot e tyre bankare, do t’i tërhiqen”, ka thënë ajo.

    Uka gjithashtu ka thënë se pas pak ditëve do të fillojë edhe një fushatë sensibilizuese për opinionin që të paguajë faturat e rrymës, duke iu shmangur grumbullimit të borxhit të vjetër, pasi që është më vështirë të inkasohet më pas.

    Uka: Do të bëhet fushatë senzibilizuese për qytetarët, për shlyerje të borxheve ndaj Termokosit

    “Pandemia ka pas refleksion edhe te kompania jonë. Është vërejtur sidomos të çështja e pagesave për shkak se ka pasur një rënie të shkallës së inkasimit, për këtë arsye ne tashmë do të fillojmë edhe pak dit edhe fushatën sensibilizimin e opinionit që të paguajnë sa më parë faturat e ngrohjes për shkak se në të kundërtën ne do të detyrohemi të ndërmarrim masat të cilat janë të lejuara me ligjet në fuqi për t’i marrë borxhet, ngase nuk mund të lejojmë që të grumbullohen burgjet e konsumatorëve tanë, ngase mund të kemi vështirësi në inkasimin e këtyre borxheve duke u krijuar borxhe të vjetra që edhe është vështirë të inkasohen më pas”, thotë ajo.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.