×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qytetarët i besojnë Amerikës në dialog, e jo përfaqësuesit të shtetit që nuk e njeh Kosovën

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Me këto fjalë, Presidenti i atëhershëm i Amerikës, Bill Clinton, i ishte drejtuar botës më 1999.

    Përmes tyre, ai dëshironte të njoftonte të gjithë opinionin se ushtria amerikane dhe NATO, kanë nisur bashkërisht bombardimet në Kosovë –  me qëllim që të ndalin regjimin e egër të Millosheviqit që po mbyste civilë të pafajshëm atje.

    Bombardimet 78 ditore, që nisën pikërisht në ditën kur presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë e dha deklaratën e tij, i detyruan forcat serbe të largohen nga Kosova.

    E ndihma vendimtare që dha Amerika në çlirimin e shtetit të tyre, para 21 vjetëve, kosovarët, po i bëjnë të mendojnë se edhe tash duhet besuar më parë asaj në dialogun Kosovë-Serbi sesa Bashkimit Evropian.

    “Së pari Zotit i kofshim falë që na ka falë, të dytit Amerikës, që na ka hjek prej shkaut”, u shpreh një qytetar.

    Si ky, njëjtë mendon edhe një qytetar tjetër, i cili përmend dy arsye se pse nuk i beson BE-së.

    “Gjithsesi, Amerikës, ajo na ka çliruar. Nuk i besojmë BE-së sepse disa shtetet të saj nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës, nuk i besohet një diplomati që shteti i tij nuk e ka pranuar Kosovën”, tregoi ai për Front Online.

    Por jo të gjithë mendojnë kështu.

    Dikush thotë se Kosova pa përkrahjen e të dyja vendeve  nuk mund të ketë sukses në asnjë proces.

    “Duhet të ju besojmë dyjave, pa asnjërën s`mundemi të shkojmë askund”, u shpreh ai.

    Të ndarë në dysh janë edhe liderët institucional e ata partiakë në vend.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë se dialogu duhet të drejtohet nga Amerika.

    Në të njëjtën linjë me të janë edhe dy partitë e tjera PDK e AAK.

    Ndryshe prej tyre, kryeministri Hoti është treguar më i matur, duke kërkuar bashkërendim të qëndrimeve midis këtyre dy vendeve partnere sa i përket dialogut me Serbinë.

    Po kështu janë shprehur edhe në Vetëvendosje.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Dritëro Arifi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që i ndalon Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka lartësuar figurën e Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Krasniqi u shpreh se Haxhi Thaçi...
    Lajme18 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut,...
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.