×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria zvicerane thotë se ekonomia e vendit mund t’i humbë mbi 100 miliardë dollarë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Qeveria e Zvicrës ka thënë se ekonomia e vendit mund t’i humbë më shumë se 100 miliardë dollar për shkak të rënies së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

    Ekzekutivi pret që prodhimi vendor gjatë këtij viti të jetë rreth 652 miliardë franga zvicerane, ndonëse në dhjetor ishte paraparë që kjo shifër të ishte 712 miliardë franga. Për vitin 2021, qeveria pret që prodhimi vendor të jetë në vlerën e 688 miliardë frangave, kurse më parë ishte paraparë që kjo shifër të ishte 725 miliardë.

    “Në aspektin e prodhimit vendor për kokë banori, rënia do të jetë po aq e rëndë sa në vitet e shtatëdhjeta, nëse jo më e keqe”, tha ekonomisti qeveritar, Ronald Indergand. “Do të nevojiten vite për ta tejkaluar këtë. Ekonomia do të kthehet në nivelin e mëparshëm në vitin 2022”, shtoi ai.

    Ai foli pasi Sekretariati për Çështje Ekonomike parashikoi tkurrje të ekonomisë për 6.2 për qind gjatë këtij viti para se ekonomia të rimëkëmbet vitin e ardhshëm, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Ekonomisti tha se ekonomia e orientuar nga eksporti mund të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u rimëkëmbur për shkak të rënies ekonomike në vendet e tjera.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Rutte përmes një shkrimi në...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah Hoti me lidershipin e LDK-së. Deda tha se të gjithë në...
    Vip19 Mars 2025
    “Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t...
    Lajme19 Mars 2025
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen brenda LDK-së”, konkretisht deklaratën e Agim Veliut dhënë mbrëmë në Pressing...
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.