×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria, MASh, DKA-të dhe akterë të tjerë diskutuan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për testin e maturës

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka organizuar sot një takim ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, MASh, drejtorët e DKA-ve, përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, SBAShK-ut dhe Këshillit të Prindërve të Kosovës, e ku është diskutuar për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe për përgatitjet që janë bërë për mbajtjen e Testit të Maturës.

    Me këtë rast, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri theksoi se Qeveria duhet të marrë një vendim i cili do të jetë ekzekutiv dhe për gjithë sektorin e arsimit, si dhe duhet të miratohet një masterplan për tri opsionet e propozuara, ndërsa në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike të vendosen parametrat për mbështetjen financiare të këtij sektori.

    Ministri Ramë Likaj, ndërkaq, falënderoi drejtorët e DKA-ve dhe të gjithë akterët tjerë që kanë dhënë kontribut të madh për hartimin e një masterplani për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të dokumenteve tjera të rëndësishme për fillimin e procesit mësimor më 1 shtator.

    Ministri Likaj theksoi se po bëhen të gjitha përgatitjet për t’iu përgjigjur tri opsioneve për fillimin e vitit shkollor, megjithatë ai kërkoi që vendimi përfundimtar të merret nga Qeveria e Kosovës, kërkesë e cila u përkrah edhe nga drejtorët e DKA-ve.

    Ministri përmendi koston e lartë në këtë drejtim, ndërsa theksoi se përveç propozimit për buxhet për pako mbështetëse financiare nga Qeveria, do të shikohen edhe mundësitë brenda buxhetit të MASh, në mënyrë që të përkrahen komunat.

    Po ashtu, ai theksoi se duhet të shikohen mundësitë për thjeshtësim të procedurave të prokurimit, në mënyrë që të ketë përgjigje më të shpejtë konform situatës epidemiologjike.

    Në këtë takim, u vendos që të mbahet edhe një takim javën që vjen dhe të merren vendime të përbashkëta në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, të cilat më pas do t’i paraqiten Qeverisë së Kosovës për miratim.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për organizimin e Testit të Maturës, për të cilin u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet si nga ana e MASh, po ashtu edhe nga komunat, në mënyrë që testi të mbahet më 29 gusht 2020, duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.