Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën për t’ia dërguar presidentit për autorizimin e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për financimin e “Projektit emergjent Covid-19 për Kosovën”, raporton Front Online.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se kredia do të jetë pesë vjeçare, e cila, sipas ministres, do të ndihmojë vendin në mbulimin e Pakos Emergjente të mbetur dhe shpenzimeve, përfshirë edhe familjet që nuk kanë asnjë të ardhur.
“Pjesa e kredisë do t’iu adresohet pakos emergjente të mbetur dhe familjeve që nuk kanë asnjë të ardhur dhe mbulimin e shpenzimeve. Kjo kredi do të jetë 5 vjeçare. Rekomandim nga presidenti që të nënshkruaj këtë kredi, kërkoj mbështetje”, ka thënë ajo./Front Online