×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria kërkesë zyrtare kompanisë Apple, i kërkon t’i njohë kufijtë e Kosovës

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një letre i është drejtuar drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, duke kërkuar edhe zyrtarisht nga ai, përfshirjen e Kosovës në hartën e Apple.

    Siç ka bërë të ditur vetë ministrja, me një letër të tillë ajo i është drejtuar Apple më 23 korrik, ku ka kërkuar ndërmarrjen e shpejtë të hapave për të “prezantuar me korrektësi Kosovën me kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht në shërbimin e AppleMaps”.

    Në letrën e saj, Haradinaj-Stublla ka përmendur faktin se pavarësia e Kosovës në kufijtë e saj është e njohur nga mbi dy të tretat e vendeve të botës, përfshirë vende si SHBA, Britania e Madhe, Japonia, Gjermani, Franca, Kanadaja,… si dhe anëtarësimin në institucionet prestigjioze botërore si Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe jo vetëm.

    “Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në një opinion këshillëdhënës erdhi në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, duke kujtuar edhe faktin se platforma si Linkedln, Twitter, Facebook dhe Spotify kanë përditësuar platformat e tyre duke prezantuar Republikën e Kosovës si një vend të pavarur.

    Ndryshe, ditë më parë këngëtarja e njohur britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një varg reagimesh në rrjetet sociale, pasi, fillimisht, e ftoi kompaninë Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më pas postoi në Instagram dhe Twitter një fotografi të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).

    Një veprim i saj madje ka nxitur reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi.

    Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar nga Apple që ta përfshijë Kosovën në hartat e saj.

    Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e kësaj kompanie janë vizatuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç një telegrami...
    Vip18 Mars 2025
    Gjesti dhe Rozana Radi kanë pasur një përplasje të ashpër, ku është përfshirë edhe Egli Tako. Këngëtarja e akuzoi se po e...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan pret që Rusia të pranojë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i shkaktuar...
    Lajme18 Mars 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas akuzës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se partia e tij po i bën...
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.