×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e akuzoi se po i bën presion PZAP-së, Vetëvendosje përgjigjet me të njëjtën ankesë: Ky është presion direkt

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas akuzës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se partia e tij po i bën presion Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Vetëvendosje ka paraqitur tri kërkesa në PZAP dhe kërkon rivotim me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt me pretendimin se në votimin me postë ka pasë manipulime dhe keqpërdorime të orkestruara nga LDK.

    Manxhuka ka thënë se reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur presion ankesën e tyre në PZAP është “absurd i llojit të vet”.

    “Ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë përmes postës s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore që është paraparë me ligjet dhe rregullat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka të vetmin qëllim ruajtjen dhe moscenimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025”.

    Manxhuka thase kur LDK në reagim thotë se duhet respektuar vullneti i shprehur nga qytetarët, është pikërisht ajo që Vetëvendosje po e kërkon.

    “Që nga denoncimet e para e deri te ankesa jonë e djeshme në PZAP kjo ka qenë kërkesa bosht rreth të cilës kemi argumentuar. E gjithë kërkesa e LVV-së është evidentimi dhe anulimi i skemës së organizuar nga qarqe brenda LDK-së me qëllim manipulimin dhe deformimin e vullnetit qytetar”.

    “Por, reagimi i LDK-së që i drejtohet LVV-së, në fakt i shkon edhe zyrtarëve e kandidatëve të vet LDK-së të cilët tashmë hapur kanë folur për këtë skemë manipulimi edhe brenda vet subjektit të tyre”, tha Manxhuka, duke aluduar në një deklaratë të Avdullah Hotit, i cili pak më herët përmendi si të panatyrshme rezultatin e votave të përfaqësive diplomatike dhe atyre me postë.

    “Ankesa e LDK-së mbi ankesën legjitime të LVV-së në të vërtetë paraqet presion. Ky është presion direkt mbi vet PZAP-në dhe për të ndikuar në vendim e këtij institucioni që në fakt do të nxirrte një të vërtetë të vetme: skemën e vjedhjes së vullnetit qytetar duke dëmtuar kështu edhe subjektet e tjera, por edhe duke ndryshuar vet përbërjen e grupit parlamentar të LDK-së. Republika e Kosovës duhet të vazhdojë të ecë përpara me standarde të larta për të cilat njihet tashmë: garantimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, duke respektuar pa kompromis vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, për FrontOnline ka folur për të dhënat raportit ku tregojnë se institucionet...
    Lajme22 Prill 2025
    22 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Kosovës. Kjo ditë ka qëllim që t’i bëjë njerëzit të përqendrohen në përgjegjësinë për të rindërtuar...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Të tjera
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...
    Lajme22 Prill 2025
    Institucionet në vend kanë shpenzuar 29 milionë e 230 mijë euro gjatë tri viteve të fundit, vetëm për udhëtime zyrtare jashtë vendit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorogjik të Kosovës,...
    Lajme21 Prill 2025
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë një propozim për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Sipas...
    Lajme21 Prill 2025
    Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adresuar një thirrje publike në Facebook, duke shprehur shqetësimin për mundësinë...
    Lajme21 Prill 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.