Qeveria japoneze konfirmoi sot braktisjen e vendosjes ë tokën e saj të sistemit amerikan mbrojtës antiraketë ”Aegis Ashore”, 10 ditë pasi kishte njoftuar ndërprerjen e këtij programi të kushtueshëm dhe të kontestuar.
“Këshilli kombëtar i sigurisë ka diskutuar për këtë çështje dhe arriti në përfundimin se vendosja e Aegis Ashore (…) duhet të anulohet”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Taro Kono gjatë një takimi të Partisë liberal-demokrate të kryeministrit, Shinzo Abe.
Miratuar në vitin 2017 nga qeveria Abe, në një kohë kur Koreja e Veriut kishte shtuar provat balistike në afërsi të Japonisë, blerja dhe mbajtja për 30 vjet e këtij sistemi tokësor me prodhim amerikan, Lockheed Martin ishte vlerësuar me 4,2 miliardë dollarë.
Dy sisteme të këtij lloji u vendosën në tokën japoneze, një në rajonin e Akitas, në veri dhe tjetri në rajonin e Yamaguchit, në perëndim.

Të tjera
-
09:25 | 22 Maj 2022
-
LajmeMoti për sot09:23 | 22 Maj 2022
-
09:22 | 22 Maj 2022
-
09:09 | 22 Maj 2022
-
08:59 | 22 Maj 2022
-
08:52 | 22 Maj 2022
-
08:32 | 22 Maj 2022
-
08:22 | 22 Maj 2022
-
08:08 | 22 Maj 2022
-
08:03 | 22 Maj 2022
-
08:00 | 22 Maj 2022
-
00:03 | 22 Maj 2022