×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirrur mbledhjen korresponduese (të 25-tën me radhë), në të cilën është miratuar plotësim ndryshimi i Vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020.

    Pika 1 e vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020 fjalia (Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej 45 minutave ndërmjet aterrimeve) zëvendësohet me tekstin si në vijim: “Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen pa kufizime në numrin e fluturimeve”.

    Në propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se Qeveria e Republikës se Kosovës, me qëllim të normalizimin të trafikut ajror, kishte marrë vendim për hapje graduale të trafikut ajror, duke hapur fillimisht trafikun vetëm për linja të rregullta. Ky vendim është plotësuar me vendimin e datës 5. 7. 2020, sipas të cilit fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhen në intervale 45-minutëshe ndërmjet aterrimeve.

    Ministria e Infrastrukturës sipas kërkesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në konsultim me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, duke marrë parasysh zotimin e palëve se do të ndërmarrin masa shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe duke zbatuar rekomandimet e OBSH, ICAO dhe ECDC, ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohet nga Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të monitorohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë...
    Lajme17 Mars 2025
    “Nuk kemi deri më tani informacione. Duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, unë nuk...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka kritikuar ashpër mungesën e kontratave të lobimit për Kosovën, duke theksuar se kjo ka...
    Lajme17 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në takim...
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se pas pesë vitesh të...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi. “Ngushëllimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.