×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës konfirmon se ka marrë ftesë për t’u takuar me Serbinë, ende s’janë përgjigjur

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Bashkimi Evropian e ka bërë gati agjendën e raundit të radhës të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është planifikuar të zhvillohet në tri takime në Bruksel gjatë javës së ardhshme.

    Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, në një përgjigje për Express ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ka marrë ftesë për t’u paraqitur në këto takime, ndërsa ka treguar se ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese.

    “Po, ftesa ka ardhur! Ende nuk jemi përgjigjur. Kaq mund t’ju them tani për tani”, ka thënë Beqiri.
    BE’ja raportohet se ka planifikuar t’i vë përballë Kosovën dhe Serbinë në tri takime të njëpasnjëshme, më 27, 28 dhe 29 shtator.

    Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është planifikuar të mbahet të martën e 29 shtatorit.

    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është raportuar se mund ta bllokojë dialogun, teksa Serbia po insiston që kjo të diskutohet në Bruksel. Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media sot tha se kjo çështje është e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet më.

    “Kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe pastaj marrëveshja tjetër me parime e vitit 2015, që në fakt e përmirëson marrëveshjen e vitit 2013. Pra, kjo nuk është temë që hapet në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

    Presidenti Hashim Thaçi dhe partitë opozitare gjithashtu kanë tërhequr vërejtjen që kjo temë të mos jetë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.