
SHBA-ja përmes Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID), kanë ndarë 450.000 dollarë shtesë për mbështetje të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër pandemisë së Kovid-19, me atë duke e arritur kontributin e vet të përgjithshëm prej 1,5 milionë dollarëve amerikanë.
Në partneritet me Fondin për fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), siç kumtuan nga zyra e USAID-it në Shkup, këto mjete shtesë do të dedikohen për mbështetje në: koordinim, planifikim, ndjekje, punë dhe logjistikë, komunikim të krizës dhe përfshirje të bashkësisë dhe menaxhim me raste dhe parandalim dhe kontroll të infeksioneve në institucionet shëndetësore.
“Qeveria amerikane është krenare që e që kanalizon bujarinë e popullit amerikan që të luftojë kundër kësaj pandemi së bashku me aleatët tanë. Përmes partneritetit tonë me UNICEF-in, do t’i rrisim aktivitetet urgjente shëndetësore, humanitare dhe ekonomike nga qeveria, sektorin privat dhe organizatat joqeveritare, si dhe bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi ambasadorja amerikane Kejt Bërns.
Në luftën disa muajshe kundër pandemisë me Kovid-19, në vend dhe në botë, siç thekson, SHBA-ja vazhdon ta marrë përgjegjësinë globale, duke u shndërruar ndër dekada në liderë gjatë ofrimit të ndihmë shëndetësore dhe humanitare.