10 kompani të ndryshme kishin fituar tender në vlerë prej 30 milionë eurosh vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë.
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar emrat e kompanive që kanë fituar tender nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, gjatë vitit të kaluar.
Vlera e këtyre kontratave ka qenë mbi 30 milionë euro.
Sipas KDI-së, rreth 89% e vlerës së të gjitha kontratave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë u koncentruan në 10 kompani.
“Rreth 81% e vlerës së të gjitha kontratave të dhëna nga QKUK- Shskuk info u koncentruan në 10 kompani”, thuhet në njoftim.